Hapet thirrja për aplikime për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mësimdhënie për stafin akademik me kohë të plotë të Universitetit të Tiranës në Universitetin e Twente, në Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e stafit akademik me kohë të plotë për mësimdhënie;
Fusha e shkëmbimit:
- Ekonomi;
Tema e mësimdhënies: Master Course “Cross-Cultural Behaviour”.
Përveç aktiviteteve të tyre mësimdhënëse, nga pedagogu pritet gjithashtu që të marrë pjesë si ligjërues i ftuar, pa kompensim shtesë, në kurse ose aktivitete të tjera ku ekspertiza ndërkombëtare mund të ndahet me fakultetin, stafin, studentët dhe/ose komunitetin.
Periudha:
– 04.03.2026 – 14.03.2026;
Bursat përfshijnë:
– Kompensim ditor;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik me kohë të plotë:
– CV;
– Letër motivimi (në gjuhën angleze);
– Skema e propozuar e kursit për kursin e cituar (sipas temës).
Afati për aplikim: 06 Shkurt 2026, ora 11:00 CET.
Dokumentat duhen dorëzuar në adresën email: r.b.rajah@utwente.nl duke vendosur në cc edhe adresën: iro@unitir.edu.al
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
