Hapet thirrja për aplikime për studentët dhe personelin e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Murcias, në Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
– Shkëmbimin e personelit me kohë të plotë për mësimdhënie / trajnim.
I gjithë aplikimi kryhet online në linkun:
https://erasmusmi.um.es/erasmusmi/erasmusmi.public.apply.do
Afati për aplikim: 15 Tetor 2025
Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!