Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Ankara Bilim, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Ankara Bilim, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025 – 2026.
https://ankarabilim.edu.tr/en/index
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit:
- Bachelor;
- Master;
Fusha e shkëmbimit:
Bazuar katalogut të lëndëve:
https://ankarabilim.edu.tr/isletme/akademik/mufredat
Kohëzgjatja:
- 1 semestër;
Bursat përfshijnë:
-Kompensim mujor (800 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash të nivelit aktual dhe të mëparshëm të studimeve (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Learning agreement, sipas formatit:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 14 Nëntor 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
