Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për vitin akademik 2025 - 2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për vitin akademik 2025 – 2026.

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës, në Republikën Çeke, për vitin akademik 2025 – 2026.

Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Çek të Shkencave të Jetës.

https://www.czu.cz/en

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për traineeship;

 

Nivelet e mobilitetit:

  • Bachelor;
  • Master;
  • Doktoraturë.

 

Fusha e shkëmbimit:

 

  • Gjeografi;
  • Biologji;
  • Fizikë.

Kohëzgjatja:

  • 2 – 3 muaj;

 

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensim mujor (850 EUR në muaj për studentët);

-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutemi referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash të nivelit aktual dhe të mëparshëm të studimeve (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

– Learning agreement, sipas formatit:

HE-Learning-agreement-Traineeship-KA131-KA171-2023_en (2) correct.docx

Afati për aplikim: 22 Tetor 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

 

 

 

Uni Education by Shark Themes