Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritus të Thrakës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritus të Thrakës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

 

Hapet thirrja për aplikime për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritus të Thrakës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Democritus të Thrakës, Greqi, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

http://erasmus.duth.gr   

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve që studiojnë Gjuhë Greke për të marrë pjesë në Erasmus Blended Intensive Programme “Mythical Thrace” 1-5 korrik 2024

Kohëzagjatja e bursave:

– 5+2 ditë udhëtim;

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin ditor (70 EUR në ditë për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze/greke);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / greke;

– Dokumenti Learning Agreement sipas formatit në linkun e mëposhtëm;

Learning Agreement – BIP Mythical Tharce.docx

Afati për aplikime: 20 Qershor 2024

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  formatin pdf në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!