Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, në Spanjë, në kuadër të programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Granadës, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

http://www.ugr.university/

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

– PhD.

Kohëzgjatja e bursave:

– Bachelor / Master – 5 muaj;

– PhD – 3 muaj.

Fushat e studimit:

Klikoni linkun:

https://ugrcat.ugr.es/en/

https://internacional.ugr.es/en/students/incoming-mobility/undergraduate/international-credit-mobility

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni link-ut:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze / spanjolle);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze ose spanjolle);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / spanjolle;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/sites/vicerrectorados_files/vic_internacionalizacion2/public/inline-files/req_lan_EN_0.pdf

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJOv43UbAvXBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6

Studentët duhet të aplikojnë online në linkun:

https://oficinavirtual.ugr.es/apli/intercambio/alumnos_in/index.html

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

– Diplomë Bachelor;

– Listë notash Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/sites/vicerrectorados_files/vic_internacionalizacion2/public/inline-files/req_lan_EN_0.pdf

 -Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/sites/vicerrectorados_files/vic_internacionalizacion2/public/inline-files/MASTER%20IN%20HOW%20TO%20OBTAIN%20THE%20PRE%20ACCEPTANCE%20for%20the%20web_0.pdf

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJOv43UbAvXBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6

Studentët duhet të aplikojnë online në linkun:

https://oficinavirtual.ugr.es/apli/intercambio/alumnos_in/index.html

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë: 

– CV;

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

– Diplomë Bachelor dhe Master;

– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / spanjolle);

– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose spanjolle në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);

– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Spanjisht);

Për t’u njohur me certifikatat e gjuhëve të huaja që pranohen nga Universiteti i Granadës referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/sites/vicerrectorados_files/vic_internacionalizacion2/public/inline-files/req_lan_EN_0.pdf

 -Letra e pranimit paraprak, për të cilën duhet t’i referohuni linkut:

https://internacional.ugr.es/sites/vicerrectorados_files/vic_internacionalizacion2/public/inline-files/MASTER%20IN%20HOW%20TO%20OBTAIN%20THE%20PRE%20ACCEPTANCE%20for%20the%20web_0.pdf

– Plan pune, të firmosur nga udhëheqësi:

https://internacional.ugr.es/sites/vicerrectorados_files/vic_internacionalizacion2/public/inline-files/01%20Modelo%20Plan%20de%20trabajo%20y%20Preadmisi%C3%B3n.doc

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen temat që do të ndiqni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se si do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.  KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës tema të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJOv43UbAvXBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6

Afati për aplikim: 29 Tetor 2024

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!