Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Poznan të Ekonomisë

Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin Poznan të Ekonomisë dhe Biznesit, në Poloni, në kuadër të Programit Erasmus +, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

Në kuadër të programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Poznan të Ekonomisë dhe Biznesit, në Poloni, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.

https://ue.poznan.pl/en/university/  

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

– Bachelor;

– Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e studimit:

– Ekonomiks;

– Administrim Biznesi.

Për katalogun e lëndëve, referohuni linkut:

https://esylabus.ue.poznan.pl/en/12/1/7/105/152#nav-tab-21

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);

– Kostot e udhëtimit (275 EUR);

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Clermont Auvergne lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJOv43UbAvXBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

– Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze;

– Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht / B2);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Clermont Auvergne lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ata që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitiredu-my.sharepoint.com/:w:/g/personal/iro_unitir_edu_al/EVRWYSBVeOhNluZLpPSxFIsBpNxgJOv43UbAvXBdxMVGVQ?e=JCH6ix&CID=e39733a9-7dd2-b2dd-54f3-13e7ea463ee6

Afati për aplikim: 28 Tetor 2024

Dokumentacioni duhet dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe të skanuara të dërgohen në adresën iro@unitir.edu.al .

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!