Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të programit Erasmus + në Universitetin Bahçeşehir, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Bahçeşehir, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit:
- Bachelor;
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër (02.03.2026-19.07.2026);
Fushat e studimit:
- Administrim Biznesi;
- Ekonomi;
- Tregti Ndërkombëtare dhe Biznes;
- Financa Ndërkombëtare;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara, klikoni në adresën:
https://int.bau.edu.tr/programs/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin semestral (4000 Euro);
– Kostot e udhëtimit (309 Euro)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi në gjuhën angleze;
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Application form:
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx
Afati për aplikim: 12 Nëntor 2025
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
