Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Manisa Celal Bayar, Turqi për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

https://en.mcbu.edu.tr/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

–  Bachelor;

–  Master;

– Doktoraturë;

 

*Studentët aplikantë të nivelit bachelor duhet të kenë minimalisht mesataren 2.2/4, ndërsa studentët aplikantë të nivelit master duhet të kenë minimalisht mesataren 2.5/4.

 

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

 

Fushat e studimit:

 

  • Shkenca Politike;
  • Histori dhe arkeologji;
  • Gjuhë e huaj;
  • Administrim Biznesi;
  • Ekonomiks;

 

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit klikoni në adresën:

 

https://www.mcbu.edu.tr/Okullarimiz/Fakulteler

 

https://en.international.mcbu.edu.tr/

 

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor 800 Euro në muaj për studentët;

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

 

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze/turke, në varësi të programit të studimit);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ turke, në varësi të programit të studimit);

– Listë notash (studentët e niveleve Master dhe PhD duhet të përcjellin edhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimeve), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ turke, në varësi të programit të studimit);

– Letër Motivimi në gjuhën angleze / turke, në varësi të programit të studimit;

– Certifikatë e gjuhës së huaj;

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Manisa Celal Bayar lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2025/09/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

 

Afati për aplikim: 24 Tetor 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

Uni Education by Shark Themes