Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– PhD.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime (për nivelin bachelor);
– Shkëmbimin e studentëve për traineeship (për nivelin master / PhD);
Kohëzgjatja e bursave:
– 1 semestër (për studentët bachelor);
– 5 deri në 30 ditë (për studentët master / PhD);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresat:
https://erasmus.aegean.gr/en/node/82
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj, ndërsa për një periudhë nga 5 deri në 30 ditë studenti merr për mbështetje individuale 70 €/ditë për 14 ditët e para dhe 50 € në ditë për ditët në vijim, deri në 30 ditë);
– Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Aegean lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Diplomë bachelor;
– Listë notash bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Listë notash master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ greke);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– *Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Aegean lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement, sipas versionit të UT, klikoni në adresën:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Diplomë Bachelor dhe Master;
– Listë notash Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose greke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (Anglisht /Greqisht);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility. Në tabelën A përcaktohen temat që do të ndiqni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se si do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit. KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Granadës tema të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
Afati për aplikim: 24 Tetor 2024
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!