Hapet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, në kuadër të programit Erasmus + për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master;
– PhD.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për traineeship;
Kohëzgjatja e bursave:
– 2 – 3 muaj;
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e lëndëve klikoni në adresat:
https://erasmus.aegean.gr/en/node/82
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj, ndërsa për një periudhë nga 5 deri në 30 ditë studenti merr për mbështetje individuale 70 €/ditë për 14 ditët e para dhe 50 € në ditë për ditët në vijim, deri në 30 ditë);
– Kostot e udhëtimit (275 Euro)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Diplomë (fotokopje);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / greke);
– Certifikatë e gjuhës së huaj;
– Plan proposal (në gjuhën shqipe dhe angleze / greke, ku të citohet propozimi juaj për periudhën e mobilitetit, duke specifikuar propozimin tuaj për traineeship, të nënshkruar nga aplikanti dhe koordinatori në fakultet).
Afati për aplikim: 23 Dhjetor 2025, ora 10:00.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
