Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, Hollandë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve bachelor të gjuhës frënge;
– Shkëmbimin e studentëve bachelor të gjuhës spanjolle;
Periudha e mobilitetit:
– 29 mars – 11 prill 2026;
- Gjuhë frënge (mobiliteti do të kryhet një javë në Hagë dhe një javë në Francë)
- Gjuhë spanjolle (mobiliteti do të kryhet një javë në Hagë dhe një javë në Spanjë)
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / frënge / spanjolle);
– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / frënge / spanjolle);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze / frënge / spanjolle, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet shkëmbimi);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B2 i gjuhës spanjolle ose niveli A2 i gjuhës frënge, në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet shkëmbimi).
Afati për aplikim: 10 shkurt 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
