Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Gelisim në Stamboll, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Gelisim në Stamboll, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Gelisim në Stamboll, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026.

 

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin Gelisim në Stamboll, Turqi, për semestrin e parë të vitit akademik 2025-2026 (2024 Project Number: 2024-1-TR01-KA171-HED-000237633).

https://www.gelisim.edu.tr/en/gelisim-homepage

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

– Bachelor;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 1 semestër;

 

Studentët duhet të kenë mesatare 2.2/4.

Fushat e studimit:

 

– Sociologji;

– Shkenca politike;

– Administrim biznesi;

– Turizëm;

– Gjuhë angleze;

– Ekonomi dhe Financë.

 

Për më shumë informacion mbi katalogun e kurseve për studentët referohuni linkut:

https://iisbf.gelisim.edu.tr/en/akademik-homepage

 

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensimin mujor (800 Euro në muaj për studentët);

 

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Gelisim lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx

Afati për aplikim: 30 Maj 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!