Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin South Bohemia, Republika Çeke, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin South Bohemia, Republika Çeke, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për bursa për studentët në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin South Bohemia, Republika Çeke, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

Në kuadër të Programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin South Bohemia, Republika Çeke, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

https://www.zsf.jcu.cz/en/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime / trainership;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

–  Bachelor;

–  Master;

– Doktoraturë;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 1 semestër;

 

Fushat e studimit:

 

  • Punë sociale;

 

Për më shumë informacion mbi katalogun e kurseve për studentët referohuni në linket:

 

https://www.zsf.jcu.cz/en/faculty/departments/institute-of-social-and-special-paedagogical-sciences

 

https://www.zsf.jcu.cz/images/ZSF-EN/international-relations/international-mobility/Course%20Catalogue%202526.pdf

                                                                  

Bursat përfshijnë:

 

– Kompensimin mujor (800 Euro në muaj për studentët);

 

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

 

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

– CV (në gjuhën angleze);

– Kopje e Pasaportës;

– Diplomë e nivelit Bachelor (për studentët Master) dhe diplomë e nivelit Master (për studentët e nivelit Doktoraturë);

– Listë notash e nivelit aktual të studimeve (për studentët Master dhe PhD duhet përcjellë edhe lista e notave e niveleve të mëparshme të studimeve), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);

– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);

– Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht);

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

 

Nëse studenti kryen ndryshime gjatë mobilitetit “During mobility”, dokumenti Learning Agreement duhet firmosur në të njëjtën mënyrë si Learning Agreement fillestar.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx 

 

 

Afati për aplikim: 14 Tetor 2025

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes