Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin UNIE, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin UNIE, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Hapet thirrja për bursa shkëmbimi për studime në kuadër të Programit Erasmus + për studentët e UT-së në Universitetin UNIE, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

Në kuadër të Programit Erasmus + është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin UNIE, në Spanjë, për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.

 

https://universidadunie.com/en/

 

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

 

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

 

Nivelet e mobilitetit për studentët:

 

– Bachelor;

-Master;

– PhD;

 

Kohëzgjatja e bursave:

 

– 1 semestër;

 

Fushat e studimit:

 

Për t’u njohur me programet e studimit klikoni në adresën:

 

https://www.universidadunie.com/en/all-programmes

 

Shumica e lëndëve në Universitetin pritës zhvillohen në gjuhën Spanjolle, duke përjashtuar programet e Biznesit Ndërkombëtar dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare (drejtim dygjuhësh).

Bursat përfshijnë:

 

-Kompensimin mujor për studentët (850 EUR në muaj);

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

 

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:

 

– CV (në gjuhën shqipe dhe angleze/spanjolle, në varësi të programit të studimit);

– Kopje e Pasaportës;

– Lista e notave për nivelin aktual të studimeve (për nivelet Master dhe PhD duhen përcjellë edhe listat e notave të niveleve të mëparshme të studimit), (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/spanjolle, në varësi të programit të studimit);

– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/spanjolle, në varësi të programit të studimit);

– Letër Motivimi (në gjuhën shqipe dhe angleze / spanjolle, në varësi të programit të studimit);

– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuhë angleze / spanjolle niveli B2);

– *Dokumenti Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before Mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës ndërsa në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

 

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo për arsye që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni ju duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset fillimisht nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti  dhe më pas në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +. Nëse studenti bën ndryshime të lëndëve gjatë mobilitetit, pjesa During mobility duhet të firmoset nga personi përgjegjës në fakultet dhe më pas nga personi përgjegjës në Rektorat.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Learning-Agreement-Studente-outgoing.docx 

Afati për aplikim: 13 Tetor 2025.

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të  dërgohen të  skanuara në  e-mailin iro@unitir.edu.al.

 

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!

 

Uni Education by Shark Themes