Hapet thirrja për studime për studentët e UT-së në SGH Shkollën e Ekonomisë në Varshavë, Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2025-2026.
Llojet e studimeve përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e shkëmbimit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
Kohëzgjatja e shkëmbimit:
– 1 semestër (shkurt – qershor 2026);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me programet e studimit të ofruara klikoni në adresat:
https://www.sgh.waw.pl/sites/sgh.waw.pl/files/2025-05/SGH_Fact_Sheet_2025-2026_General.pdf
https://www.sgh.waw.pl/en/student/international-programs-incoming-students
Shkëmbimi përfshin:
- Përjashtimin nga tarifa e studimeve në universitetin partner; studenti vijon të paguajë tarifën në universitetin e origjinës;
*Të gjitha kostot e pjesëmarrjes do të mbulohen nga vetë studentët.
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
– CV (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Lista e notave për nivelin Bachelor dhe Master (për studentët master) (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
– Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në anglisht);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (niveli B1);
– Plan proposal, një dokument ku të citoni lëndët që do të kryeni në universitetin pritës dhe si do ju njihen ato në UT, i cili duhet firmuar nga studenti dhe gjithashtu në fakultet nga koordinatori akademik.
Afati për aplikim: 30 Shtator 2025.
Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!