Departamenti i së Drejtës Civile në Fakultetin e Drejtësisë organizoi Konferencën Kombëtare “Zhvillime dhe risi të së drejtës private”.
Kjo konferencë përkonte me 30 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kodit Civil. Rektori i Ut-së, Prof. Dr. Artan Hoxha, një nga hartuesit e Kodit Civil, foli për punën mbi hartimin e Kodit, qëndrueshmërinë e tij në kohë, ecurinë e zbatimit të tij, sfidat e legjislacionit civil për t’ju përgjigjur zhvillimeve të shoqërisë, teknologjisë, marrëdhënieve juridike-civile, sfidat me përshtatjen e legjislacionit me atë të BE-së dhe me vendimet e GJED.
Në konference u prezantuan mbi 30 punime nga pedagogë të Fakultetit të Drejtesisë të UT-së, pedagogë nga universitetet e tjera publike, pedagogë nga Kosova e Maqedonia e Veriut, doktorantë e studiues të tjerë. Në konferencë moren pjesë dhe studentët, edhe pse në sezon provimesh.