KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE STUDENTORE - UNIVERSITETI I TIRANËS

KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE STUDENTORE

“Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe të studiuesve të rinj – UT-ja flet me zërin e studentëve” (18-19 maj 2023).

Kjo Konferencë, e organizuar me rastin e 65-vjetorit të themelimit të Universitetit të Tiranës, synon prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj dhe krijimin e rrjeteve të bashkëpunimi mes tyre, për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. 

Konferenca shkencore studentore synon të shndërrohet në një platformë, ku të nxitet ndërkombëtarizimi i Universitetit të Tiranës dhe i produktit të tij shkencor, si dhe të promovohet e të rritet kapaciteti i studentëve, i studiuesve të rinj dhe i gjithë Universitetit tonë.