Kristi DASHI - QËNDRUESHMËRIA NË PRAKTIKAT E BIZNESIT: FAKTORËT PËRCAKTUES DHE NDIKIMI NË PERFORMANCË - UNIVERSITETI I TIRANËS

Kristi DASHI – QËNDRUESHMËRIA NË PRAKTIKAT E BIZNESIT: FAKTORËT PËRCAKTUES DHE NDIKIMI NË PERFORMANCË

Titulli i Disertacionit: QËNDRUESHMËRIA NË PRAKTIKAT E BIZNESIT: FAKTORËT PËRCAKTUES DHE NDIKIMI NË PERFORMANCË 
  • Autori: Kristi DASHI
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti i Financës
  • Fusha e studimit: Financë
  • Data e publikimit: 13.03.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Kristi DASHI
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakt

Nevoja për një model zhvillimi që kombinon përfitimin financiar me përgjegjësinë mjedisore dhe shoqërore ka bërë që koncepti i qëndrueshmërisë të përfshihet si element kyç në menaxhimin modern të bizneseve. Financa është shndërruar në një fushë multidisiplinare, ku objektivat ekonomikë ndërthuren me objektivat mjedisorë dhe shoqërorë, duke reflektuar një qasje të re ndaj vlerës, riskut dhe qëndrueshmërisë afatgjatë. Në këtë kontekst, sektori privat po njeh gjithnjë e më shumë rëndësinë e integrimit të parimeve të qëndrueshmërisë në strategjitë e biznesit dhe investimit, si një mënyrë për të siguruar avantazh konkurrues, reputacion dhe përfitime financiare.

Studimi ofron një panoramë të plotë të qëndrueshmërisë në nivel biznesi, përmes shqyrtimit të nxitësve të adoptimit të praktikave të qëndrueshmërisë, nivelit të angazhimit të kompanive shqiptare në qëndrueshmëri dhe ndikimeve të mundshme në performancë. Procesi i analizës së të dhënave të mbledhura përmes një pyetësori të strukturuar, ka përfshirë analizën faktoriale eksploruese për identifikimin e strukturës së të dhënave, analizën faktoriale konfirmuese për vlerësimin e vlefshmërisë së konstrukteve matëse, dhe modelimin e ekuacioneve strukturore për testimin e marrëdhënieve ndërmjet konstrukteve.

Gjetjet e studimit ofrojnë një kontribut të vlefshëm teorik dhe praktik, duke nxitur përfshirjen e praktikave të qëndrueshme të biznesit në politikat dhe vendimet financiare të kompanive.

 

Fusha:

(Financë)

 

Fjalët kyce:

(Qëndrueshmëri, Praktika të qëndrueshme biznesi, Faktorë nxitës të qëndrueshmërisë, Performancë financiare, Performancë jofinanciare)

 

Abstract

The need for a development model that combines financial profitability with environmental and social responsibility has led to the inclusion of sustainability as a key element in modern business management. Finance has evolved into a multidisciplinary field where economic objectives are aligned with environmental and social goals, reflecting a new approach to value creation, risk, and long-term resilience. In this context, the private sector has recognized the importance of integrating sustainability principles into business and investment strategies as a means to enhance competitive advantage, reputation, and financial performance.

This study provides a comprehensive overview of corporate sustainability by examining the drivers behind the adoption of sustainable practices, the level of engagement among Albanian companies, and the potential impacts on their performance. The data, collected through a structured questionnaire administered to large enterprises operating across different sectors of the Albanian economy, were analyzed using Exploratory Factor Analysis (EFA) to identify the underlying data structure, Confirmatory Factor Analysis (CFA) to assess construct validity, and Structural Equation Modeling (SEM) to test the relationships among theoretical constructs.

The findings offer valuable theoretical and practical contribution by encouraging the integration of sustainable practices into the financial policies and decision-making processes of companies.

 

Field of study:

(Finance)

 

Keywords:

(Sustainability, Sustainable business practices, Sustainability drivers, Financial performance, Non-financial performance)

Uni Education by Shark Themes