Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit AAB, Kosovë - UNIVERSITETI I TIRANËS

Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe Kolegjit AAB, Kosovë

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, nënshkroi sot Marrëveshje Partneriteti dhe Bashkëpunimi me Rektorin e Kolegjit AAB të Kosovës, Dr. Sc. Blerim Olluri.

Kjo marrëveshje synon të forcojë bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, duke përfshirë:

-zhvillimin e kërkimeve të përbashkëta,

-shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve,

-pjesëmarrjen në konferenca dhe projekte shkencore,

-si dhe shkëmbimin e materialeve dhe përvojave akademike.

Ky partneritet hap një tjetër kapitull të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit rajonal universitar, duke kontribuar në cilësinë e arsimit të lartë dhe zhvillimin shkencor në të dy vendet.

Uni Education by Shark Themes