Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, dhe Rektori i Universitetit të Sporteve të Tiranës, Prof. Dr. Agron Kasa, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi me synimin për të forcuar mbështetjen e ndërsjellë dhe për të zhvilluar aktivitete të përbashkëta.
Ky partneritet do të shërbejë si një hap i rëndësishëm për harmonizimin e jetës studentore dhe akademike, duke krijuar më shumë mundësi për studentët e të dy universiteteve.
Së bashku për një jetë studentore më aktive, dinamike dhe bashkëpunuese!