Monika CANCO - POLITIKAT PUBLIKE TË ZBATIMIT TË SË DREJTËS SË KONKURRENCËS NË BASHKIMIN EUROPIAN DHE SFIDAT E TRANSPOZIMIT TË TYRE NË SHQIPËRI - UNIVERSITETI I TIRANËS

Monika CANCO – POLITIKAT PUBLIKE TË ZBATIMIT TË SË DREJTËS SË KONKURRENCËS NË BASHKIMIN EUROPIAN DHE SFIDAT E TRANSPOZIMIT TË TYRE NË SHQIPËRI

Titulli i Disertacionit: POLITIKAT PUBLIKE TË ZBATIMIT TË SË DREJTËS SË KONKURRENCËS NË BASHKIMIN EUROPIAN DHE SFIDAT E TRANSPOZIMIT TË TYRE NË SHQIPËRI
Autori: Monika CANCO
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale
  • Fusha e studimit:  Drejtësi
  • Data e publikimit Online: 24.02.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Monika CANCO
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakt

Ky disertacion shqyrton zbatimin publik të rregullave të konkurrencës në Bashkimin Europian dhe sfidat e transpozimit të tij në Shqipëri, duke ndërthurur një analizë krahasimore dhe shumëdisiplinore. Objektivi kryesor i studimit është të analizohet si Bashkimi Europian ka zhvilluar një kuadër të konsoliduar ligjor dhe institucional për mbrojtjen e konkurrencës, deri në çfarë masë Shqipëria ka arritur një përafrim faktik në këtë fushë, dhe çfarë mund të përmirësojë në të ardhmen. Roli i Komisionit Europian dhe autoriteteve kombëtare të konkurrencës të Shteteve Anëtare të BE-së shihen nën një këndvështrim krahasimor me Autoritetin e Konkurrencës në Shqipëri, duke evidentuar ngjashmëritë, sfidat dhe nevojat për përmirësime. Studimi analizon projektligjin për ndryshime në kuadrin rregullator të konkurrencës në Shqipëri, si dhe realizon një përpunim statistikor të të dhënave të Autoritetit të Konkurrencës, duke arritur në përfundime konkrete dhe propozuar rekomandime efektive për përmirësime. Së fundi, studimi shtron sfidat e ardhshme, përfshirë ndërthurjen e rregullave të konkurrencës me të drejtën civile, penale, të drejtat e njeriut dhe me risitë e digjitalizimit dhe përdorimit të inteligjencës artificiale. Ky studim synon të ofrojë kontribut si në literaturën akademike, ashtu edhe në debatet praktike mbi përafrimin ligjor dhe institucional të Shqipërisë me BE-në, duke theksuar se mbrojtja e konkurrencës nëpërmjet politikave publike është një element themelor dhe një conditio sine qua non për funksionimin e tregut të lirë.

Fjalët çelës: e drejta e konkurrencës, politika publike, zbatimi publik, antitrust, autoritet kombëtar konkurrence, Komisioni Europian, Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës, përafrim legjislacioni, integrimi europian

 

Abstract

This dissertation examines the public enforcement of competition rules in the European Union and the challenges of its transposition in Albania, combining a comparative and multidisciplinary analysis. The main objective of the study is to analyse how the European Union has developed a consolidated legal and institutional framework for the protection of competition, to what extent Albania has achieved factual approximation in this area, and what it can improve in the future. The role of the European Commission and national competition authorities is seen from a comparative perspective with the Competition Authority in Albania, highlighting similarities, challenges and needs for improvement. The study analyses the draft law on changes to the competition regulatory framework in Albania, as well as carries out a statistical processing of the Competition Authority data, reaching concrete conclusions and proposing effective recommendations. Last, the study poses future challenges, including the possible clashes of competition law with civil and criminal law, human rights and with the innovations of digitalization and the use of artificial intelligence. This study aims to contribute to both the academic literature and the practical debates on Albania’s legal and institutional approximation with the EU, emphasizing that the protection of competition through public policies is a fundamental element and a conditio sine qua non for the democratic functioning of the market.

 

 

Keywords: competition law, public politics, public enforcement, antitrust, national competition authority, European Commission, Albanian Competition Authority, legislative approximation, European integration

Uni Education by Shark Themes