Në kuadër të programit Erasmus+ KA171 hapet thirrja për aplikime për Shkollat Verore në Universitetin Radboud, Hollandë. Për më shumë informacion mbi kurset e Shkollave Verore 2026 dhe për informacion të përgjithshëm referohuni linkut: https://www.ru.nl/en/education/more-education-and-training/summer-courses/courses-by-week Llojet e mobilitetit përfshijnë:- Shkëmbimin e personelit akademik me kohë të plotë;- Shkëmbimin e studentëve PhD. Pjesëmarrja në këto Shkolla ka një kosto të përcaktuar, e cila do të zbritet nga granti Erasmus+.
Dokumentacioni për aplikim për studentët Ph.D dhe personelin akademik me kohë të plotë:
- CV + Lista e publikimeve (për personelin akademik);
- Kopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti / vërtetim punësimi;
- Letër motivimi ku citohet kursi ku po aplikoni me datat specifike dhe të theksohet rëndësia që ka ky mobilitet për zhvillimin profesional në varësi të tematikës së kursit që ju do të zgjidhni (në gjuhën shqipe dhe angleze);
- Certifikatë e gjuhës së huaj;
- Vetëdeklarim nëse keni kryer më parë ose jo një mobilitet Erasmus+ (nëse po, ku, duke cituar datat dhe universitetet e mobiliteteve të mëparshme).
Afati për aplikim: 27 Shkurt 2026, ora 10:00.
Dokumentat duhen dorëzuar të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
