Njoftim zyrtar
Listat paraprake të renditjes – Raundi i parë, Cikli i parë “Bachelor” 2025–2026
Universiteti i Tiranës informon kandidatët se Njësitë Kryesore kanë shpallur dhe publikuar listat paraprake të renditjes për raundin e parë të aplikimeve në ciklin e parë të studimeve “Bachelor”, për vitin akademik 2025–2026.
Të gjithë kandidatët e interesuar ftohen të konsultojnë dokumentacionin përkatës dhe të ndjekin me përpikëri afatet dhe hapat e aplikimit dhe regjistrimit, të cilat do të publikohen në faqen zyrtare të Universitetit të Tiranës.
📄 Dokumente dhe lista
Shikoni dhe shkarkoni dokumentet zyrtare. Linku hap dokumentin përkatës nga faqja zyrtare të Njësive Kryesore, në një dritare të re.
Viti akademik 2025–2026 FSHN
Viti akademik 2025–2026 FSHS
Viti akademik 2025–2026 FE
Viti akademik 2025–2026 FHF
Viti akademik 2025–2026 FGJH
Viti akademik 2025–2026 FD
Viti akademik 2025–2026
Programi i studimit Bachelor në Administrim Biznesi, për Filialin e Universitetit të Tiranës në Sarandë, është përgatitur dhe tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Fakultetit të Ekonomisë
Viti akademik 2025–2026
Programi i studimit Bachelor në Gjuhë Angleze, për Filialin e Universitetit të Tiranës në Sarandë, është përgatitur dhe tashmë është publikuar në faqen zyrtare të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja
Njoftojmë kandidatët se, në përputhje me afatet e përcaktuara në kalendarin zyrtar, kandidati ka të drejtën e ankimimit pranë Njësive Kryesore përkatëse të UT-ës në datën 27 gusht 2025.
Udhëzues për kandidatë • PDF
Procedura dhe afatet • PDF
Kriteret e pranimit, kuotat,procedurat e aplikimit dhe regjistrimit
Nëse lidhjet nuk hapen, provoni një shfletues tjetër ose kontrolloni faqet zyrtare të Njësive Kryesore si vijon:
ℹ️ Kontakt & asistencë
Për sqarime shtesë, ju lutemi të kontaktoni sekretaritë mësimore pranë njësive kryesore të UT-së.
©2025 UNITIR | Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Uni Education by Shark Themes