Njoftim për 1(një) vend pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Njoftim për 1(një) vend pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës

Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1(një) vend pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, të emërtesës, “Specialist” në Sektorin e Kërkimit Shkencor dhe Projekteve, në Drejtorinë e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë

Kandidatët konkurentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar;
  2. Të zotërojë diplomë të nivelit ”Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të. Për diplomat jashtë vendit, të jetë berë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  4. Të mos jetë marrë ndaj tij masa disiplinore e largimit nga puna.

 

 Kritere specifike:

  1. Preferohet të ketë eksperience pune në IAL ose në fushën shkrim/zbatim projekti, kërkim shkencor;
  2. Preferohet të ketë eksperiencë në programet evropiane (Erasmus +, Horizon Europe, etj);
  3. Preferohet të ketë eksperiencë në shkrimin dhe manaxhimin e projekteve si edhe në organizimin e aktiviteteve dhe konferencave shkencore;
  4. Të njohë shumë mirë legjislacionin në fuqi lidhur me Arsimin e Lartë;
  5. Të ketë njohuri shumë të mira në perdorimin e kompjuterit;
  6. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  7. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të punojë në grup.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:

  1. Kërkesë me shkrim;
  2. Curriculum vitae;
  3. Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar) dhe lista e notave Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
  4. Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
  5. Dëshmi penaliteti;
  6. Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
  7. Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
  8. Dëshmi që të vërtetojë njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
  9. Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
  10. Çertifikatë personale;
  11. Çertifikatë e gjendjes familjare;
  12. Raport i lëshuar nga Komisioni Mjeko Ligjor;
  13. Raport për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë;

Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 12.01.2026 – 26.01.2026. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.               

Uni Education by Shark Themes