Rektorati i Universitetit të Tiranës shpall konkursin për 1(një) vend pune për personel ndihmësakademik me karakter administrativ, të emërtesës, “Specialist” në Sektorin Juridik, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme.
Kandidatët konkurrentë për vendin e lirë të punës për personel ndihmës akademik me karakter administrativ “Specialist në Sektorin Juridik”, pranë Drejtorisë së Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e UT-së, duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:
- Të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master i Shkencave” ose diplomë ekuivalente me të në Drejtësi. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, të jetë bërë njohja e tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin;
- Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kandidatët konkurrentë për këtë vend pune, duhet të plotësojnë edhe këto kritere të veçanta:
- Preferohet të kenë eksperiencë pune deri në 1 vit;
- Të njohin shumë mirë legjislacionin në fuqi, preferohet atë në arsimin e lartë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit, të provuara me dëshmi;
- Të njohin një gjuhë të huaj, preferohet gjuha angleze, e provuar me dëshmi;
- Të kenë aftësi të mira komunikimi, etikë profesionale dhe të dijë të punojë në grup.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim;
- Curriculum vitae;
- Diplomë e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar) dhe lista e notave Për diplomat e marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopja e noterizuar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent;
- Të paktën dy referenca nga punëdhënësit e mëparshëm;
- Dëshmi penaliteti;
- Fotokopje e dokumentit të identifikimit;
- Dëshmi e zotërimit të gjuhës së huaj (fotokopje e noterizuar);
- Dëshmi që të vërtetojë njohuritë bazë të përdorimit të kompjuterit (fotokopje e noterizuar);
- Kopje të librezës së punës (fotokopje e noterizuar);
- Çertifikatë personale;
- Çertifikatë e gjendjes familjare;
- Raport i lëshuar nga Komisioni Mjeko Ligjor;
- Raport për kryerjen e kontrollit mjekësor bazë;
Dokumentat pranohen në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë, nga data 30.03.2026 – 13.04.2026. Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
