Programi i Integruar i Studimeve në Drejtësi (300 ECTS)
Programi i Integruar i Studimeve të Ciklit të Dytë në fushën e Drejtësisë, i ofruar nga Universiteti i Tiranës, është konceptuar në përputhje me kërkesat e Ligjit nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”. Ky program realizohet me 300 kredite dhe ka kohëzgjatje normale prej pesë viteve akademike.
Në përfundim të programit, studentët pajisen me Diplomën e Masterit të Integruar në Drejtësi, e cila u mundëson atyre ushtrimin e profesionit të juristit dhe ndjekjen e kualifikimeve të mëtejshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për informacione më të detajuara ju lutemi drejtohuni në linket e mëposhtme të Fakulteteve.
1.Fakulteti i Drejtësisë
Ofron një program studimi të integruar, “Master i Shkencave” në “Drejtësi”
Riorganizuar me Urdhër Nr. 396 datë 22.07.2019 nga Bachelor në Drejtësi në Master i Shkencave në Drejtësi.