1. Qendra e Zhvillimit Profesional në UT, organizoi më datë 07.02.2024 ora 10:30, në ambjentet e Rektoratit të UT-së, trajnimin, me temë “Brezi 2.0, Teknologji & Edukim “, i cili u mbajt nga Prof. Dr. Dhurata Shehri, e angazhuar si personel akademik pranë Departamentit të Letërsisë dhe njëkohësisht Zv. Dekane pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Gjatë trajnimit fokusi u vendos në arsyet se pse është i rëndësishëm për studentët përfshirja e teknologjive të reja në mësimdhënie.
Në këtë kuadër:
– Në kontekstin global sot teknologjia në mësimdhënie nga e nevojshme, po shndërrohet në të domosdoshme pasi ajo përmirëson;
– efektshmërinë në transmetimin e bazës teorike dhe ushtrimore për studentët dhe mësuesit e letërsisë së shkollave të mesme;
– aspektin didaktik konkret ku të zhvillohen shembuj orientues duke shfrytëzuar sipas specifikave të rasteve mjete, mjedise, forma teknologjike;
– rezultatet për të tejkaluar mangësi të teksteve orientuese;
– menaxhimin dhe aftësimin profesional të mësuesve;
– alternativat mes metodave të njohura dhe atyre të reja.