Rregullore për parandalimin e plagjiaturës në Universitetin e Tiranës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rregullore për parandalimin e plagjiaturës në Universitetin e Tiranës

Akte & Rregullore

Rregullore “PËR PARANDALIMIN E PLAGJIATURËS NË UNIVERSITETIN E TIRANËS”

Miratuar me Vendim të Senatit Akademik nr. 5, datë 23.02.2026.

Qëllimi

  • 1. Kjo rregullore ka për qëllim vendosjen e një kuadri të unifikuar institucional për parandalimin,
    identifikimin, verifikimin dhe trajtimin e plagjiaturës, në të gjitha format e veprimtarisë
    akademike, mësimore dhe kërkimore-shkencore në Universitetin e Tiranës (UT).
  • 2. Ajo synon garantimin e integritetit akademik dhe shkencor, respektimin e të drejtave të
    pronësisë intelektuale, mbrojtjen dhe forcimin e reputacionit akademik të UT‑së si institucioni
    kryesor i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri.
  • 3. Dispozitat e kësaj rregulloreje bazohen në legjislacionin kombëtar në fuqi dhe janë të
    harmonizuara me standardet dhe praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare në fushën e
    etikës dhe integritetit në kërkimin shkencor, duke theksuar parandalimin, edukimin,
    transparencën, të drejtën për proces të rregullt dhe aplikimin e masave disiplinore proporcionale.

Dokumente

Shkarkoni dokumentin zyrtar në format PDF.

Aksesueshmëria: Formati gjëndet në .pdf.

Skip to PDF content

Uni Education by Shark Themes