SEctor Adaptive VIrtual Early Warning System for marine pollution- SEAVIEWS  - UNIVERSITETI I TIRANËS

SEctor Adaptive VIrtual Early Warning System for marine pollution- SEAVIEWS 

Titulli: SEctor Adaptive VIrtual Early Warning System for marine pollution- SEAVIEWS 

Referencë: 951 

Kohëzgjatja: 2020-2022 

Programi: ADRION-INTERREG 

 

SEAVIEWS punon për të zhvilluar një sistem të ri virtual paralajmërimi të hershëm për të parandaluar dhe menaxhuar ndotjen detare nga burime të ndryshme (p.sh. derdhjet e naftës, mbeturinat detare, etj).

Projekti do të zhvillojë një rrjet ndërkombëtar që synon të marrë, ruajë dhe analizojë të dhëna në lidhje me cilësinë e ujit të detit nga sensorë inteligjentë të bazuar në pika kritike stacionare dhe lëvizëse. Individët gjithashtu do të jenë në gjendje të postojnë vëzhgime në kohë reale në lidhje me ndotjen detare duke përdorur një aplikim të zhvilluar nga projekti.

Do të ngrihen qendra të angazhuara për ndotjen detare në mënyrë që të rritet vetëdija për çështjet e ndotjes detare dhe të angazhohet shoqëria civile në parandalimin e ndotjes detare. 

 

Partneri kryesor:  

  • Universiteti Kombëtar Teknik i Athinës  

Partnerët:  

  • Konsorciumi Kombëtar ndëruniversitar për Shkencat Detare (IT) 
  • Universiteti i Zagrebit, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe Arkitekturës Detare (HR) 
  • Ministria e Transportit dhe ?ështjeve Detare (ME) 
  • E-instituti (SI) 
  • Universiteti i Tiranës (AL) 
  • Grupi i Dhomave për Zhvillimin e Ishujve Grekë (EL)