Shtyhet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski, Bullgari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Shtyhet thirrja për bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski, Bullgari, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

Në kuadër të Programit Erasmus+ është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Sofies St. Kliment Ohridski, Bullgari për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024.

https://www.uni-sofia.bg/eng

Llojet e mobilitetit përfshijnë:

– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Nivelet e mobilitetit për studentët:

–  Bachelor;

–  Master;

Kohëzgjatja e bursave:

– 1 semestër;

Fushat e studimit:

  • Biologji;
  • Gjuhë Bullgare;

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti St. Kliment Ohridski, klikoni në adresën:

https://erasmus.uni-sofia.bg/site/income/courses/

Bursat përfshijnë:

– Kompensimin mujor 800 Euro në muaj për studentët;

– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)

Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Bachelor:

-CV (në gjuhën angleze / bullgare);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze /  bullgare);

-Listë notash (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / bullgare;

-Certifikatë e gjuhës së huaj;

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin St. Kliment Ohridski lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:

-CV (në gjuhën angleze / bullgare);

-Kopje e Pasaportës;

-Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);

-Diplomë e nivelit Bachelor;

-Listë notash e nivelit Bachelor (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);

-Listë notash e nivelit Master (në gjuhën shqipe dhe të përkthyer në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze / bullgare);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze / bullgare;

-Certifikatë e gjuhës së huaj;

-*Learning Agreement;

*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin St. Kliment Ohridski lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.

Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: 

https://unitir.edu.al/wp-content/uploads/2020/09/Learning_agreement_for_studies_Erasmus_outgoing-2-1.docx

Afati për aplikim: 30 Nëntor 2023

Dokumentat duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të skanuara përmes postës elektronike në adresën iro@unitir.edu.al.

Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën: iro@unitir.edu.al

Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!