Si të regjistroheni për autentikimin me shumë faktorë (MFA) me aplikacionin Microsoft Authenticator për emailin e UT-ës - UNIVERSITETI I TIRANËS

Si të regjistroheni për autentikimin me shumë faktorë (MFA) me aplikacionin Microsoft Authenticator për emailin e UT-ës

Për të pasur akses në llogarinë tuaj të unitir.edu.al, duhet fillimisht të krijoni një llogari me autentikim me shumë faktorë (MFA), dhe më pas ta lidhni këtë llogari me aplikacionin që përdorni për të hyrë në emailin tuaj të Universitetit të Tiranës (p.sh. Outlook, Apple Mail, etj.).”

1.1. Aktivizimi dhe hyrja

  1. Hapi 1: Hyni në portalin e Microsoft 365: https://portal.office.com
    ose https://outlook.office.com me adresën institucionale @unitir.edu.al dhe fjalëkalimin që keni marrë nga IT.
  2. Vendosni llogarinë e email-it të vendosur në dispozicon nga Univerisiteti i Tiranës
  3. Vendosni passwordin e vendosur në dispozicion nga Universiteti i Tiranës
  4. Shkarkoni app duke zgjedhur a) dawnload, ose b) duke skanuar barkodin:
    a. Zgjidhni Aplikacioni Celular (Mobile App).
    b. Merrni njoftime për verifikim.”
  5. Do të shfaqet një dritare (pop-up) me udhëzime për të shkarkuar aplikacionin Microsoft Authenticator nga App Store (iOS/Android/Windows).

    a. Pasi të shkarkoni aplikacionin Microsoft Authenticator:
    i. Klikoni mbi shenjën “+” në këndin e sipërm djathtas të aplikacionit.
    ii. Zgjidhni “Work or School account” (Llogari pune ose shkolle).
    iii. Zgjidhni “Scan QR Code” (Skanoni kodin QR).

  6. Përdorni aplikacionin për të skanuar kodin QR që shfaqet në ekran.
    Nëse nuk mund të skanoni kodin QR, mund të përdorni lidhjen (linkun) e shfaqur në ekran dhe të shkruani kodin që paraqitet aty.
  7. Klikoni “Next” pasi të keni skanuar kodin QR dhe të keni verifikuar identitetin tuaj në aplikacionin Microsoft Authenticator.
  8. Pasi të jetë verifikuar, do të shihni llogarinë tuaj të emailit të alumnit në aplikacionin Microsoft Authenticator.
  9. Do t’ju kërkohet të jepni numrin tuaj të telefonit si një mënyrë të dytë verifikimi, në rast se humbni aksesin në aplikacionin celular.
  10. Gjithashtu ju mund të ndiqni vidio ilustruese në link: Vidio ilustrusese

Uni Education by Shark Themes