Silvana Lule - Kërkimi i pasurisë kriminale, pasuria e paluajtshme - UNIVERSITETI I TIRANËS

Silvana Lule – Kërkimi i pasurisë kriminale, pasuria e paluajtshme

Titulli i Disertacionit: KËRKIMI I PASURISË KRIMINALE, PASURIA E PALUAJTSHME
Autori: Silvana LULE
  • Institucioni: Universiteti i Tiranës,  Fakulteti i Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Penale
  • Fusha e studimit:  Drejtësi
  • Data e publikimit: 26.01.2026
  • Disertacioni gjendet i publikuar në Gjuhën Shqipe
© E drejta e autorit: Silvana LULE
Publikuar nga Universiteti i Tiranës
Bazuar në aktet ligjore, rregulloreve dhe politikave të UT-ës
👉 Klikoni këtu për të parë disertacionin e plotë (PDF)

 

Abstrakt

Qëllimi kryesor i kësaj teme është të tregohet mënyra se si arrihet deri tek të ardhurat kriminale. Parë edhe prej titullit, ajo fokusohet në dy drejtime kryesore: në kërkimin e pasurisë së paligjshme në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Jo rastësisht është vendosur titulli “kërkimi i pasurisë kriminale”. Kjo lidhet me faktin se procesi i ndjekjes së të ardhurave kriminale nuk është më një proces tradicional hetimi. Ai është një proces investigativo-operacional, i cili shpeshherë mund të dalë jashtë kuadrit të procesit penal. Kjo është arsyeja që, një pjesë e konsiderueshme e këtij punimi është e bazuar në ligjin “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar” si instrumenti bazë që vepron, në vendin tonë, në këtë fushë. Njëkohësisht, janë trajtuar edhe elementë të tjerë me të cilët ky proces paraqet lidhje të ngushta. Kështu, një kujdes i veçantë i është kushtuar jurispudencës së Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me përshtatshmërinë e masave të marra në kuadër të këtij qëllimi.

Fenomeni i pastrimit të parasë është një metodë e përdorur prej kriminelëve në qarkullimim e të ardhurave kriminale. Në këtë temë ai është parë si indikacion i veprimtarive të paligjshme, ndjekja e të cilave mund të çojë në identifikimin e të ardhurave të tyre. Në këtë pjesë të temës është trajtuar vepra penale dhe ata elementë të ligjit “Për parandalimin e pastrimit të parave” që i shërbejnë këtij procesi. Gjithashtu, janë trajtuar edhe institute të tjera të njohura të procedurës penale të para vetëm në drejtim të kërkimit të pasurisë kriminale. Të tillë janë sekuestrimi në banka, teknikat e veçanta hetimore etj.

Fjale kyce: pasuri e paligjshme, pasuri e kundraligjshme, vepra penale, pastrimi i parave, transaksion, sekuestrim, konfiskim.

 

Abstract 

The main purpose of this topic is to show how criminal proceeds are obtained. Seen also from the title, it focuses on two main directions: the search for illicit wealth nationally and internationally. 

It is no coincidence that the title “search for criminal property” was given. This is due to the fact that the criminal proceeding process is no longer a traditional investigative process. It is an investigative-operational process, which can often go beyond the criminal process. This is the reason that a considerable part of this paper is based on the law “On the prevention and combating of organized crime” as the basic instrument that operates, in our country, in this field. At the same time, other elements with which this process is closely related have been addressed. Thus, special attention has been paid to the jurisprudence of the European Court of Human Rights regarding the appropriateness of the measures taken in the framework of this aim. 

 The phenomenon of money laundering is a method used by criminals in the circulation of criminal proceeds. In this topic it is seen as an indication of illegal activities, the pursuit of which could lead to the identification of their income. In this part of the topic is addressed the criminal offense and those elements of the law “On the prevention of money laundering” that serve this process. Also, other well-known institutes of the first criminal procedure were treated only in the direction of search of criminal property. Such are bank seizures, special investigative techniques, etc. 

Keywords: illegal property, illegal property, criminal offense, money laundering, transaction, seizure, confiscation. 

Uni Education by Shark Themes