Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, mirëpriti në një takim zyrtar Znj. Nahida Rrahman Shumona, Ambasadore e Republikës Popullore të Bangladeshit me seli në Greqi.
Ky takim u zhvillua në kuadër të strategjisë për rritjen e bashkëpunimit me institucione ndërkombëtare dhe synoi vendosjen e urave të reja akademike ndërmjet Shqipërisë dhe Bangladeshit.
Gjatë takimit u diskutua:
• Vendosja e bashkëpunimit me universitetet më të mira në Bangladesh, në fusha si: shkencat shoqërore, gjuhësia, ekonomia dhe teknologjia;
• Mundësitë për studentët e huaj që të ndjekin studimet në Universitetin e Tiranës;
• Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta shkencore, konferencave, simpoziumeve dhe eventeve kulturore.
Ky është një tjetër hap konkret drejt një universiteti gjithnjë e më të hapur dhe të lidhur me botën!