Takim me Ambasadoren e Kanadasë, Znj. Elissa Golberg, dhe përfaqësues të Shkollës Kanadeze të Shërbimit Publik (CSPS) - UNIVERSITETI I TIRANËS

Takim me Ambasadoren e Kanadasë, Znj. Elissa Golberg, dhe përfaqësues të Shkollës Kanadeze të Shërbimit Publik (CSPS)

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, priti në një takim zyrtar Ambasadoren e Kanadasë me seli në Itali, Znj. Elissa Golberg, e shoqëruar nga përfaqësues të lartë të Canadian School of Public Service (CSPS): Z. Taki Sarantakis, President; Znj. Jodi Brouillard, Zëvendëspresidente; si dhe Z. Curtis Peters, Këshilltar për Politikën dhe Ekonominë në Ambasadën Kanadeze.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e vendosjes së marrëdhënieve të bashkëpunimit me universitetet më të mira kanadeze, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e arsimit dhe formimit të nëpunësve publikë, me theks të veçantë në drejtësi dhe administratë publike.

Përfaqësuesit e CSPS dhe Ambasadorja Golberg shprehën interes për të zhvilluar më tej dialogun me Universitetin e Tiranës, me synimin për të forcuar programet universitare që mbështesin zhvillimin e nëpunësve publikë të aftë dhe me njohuri bashkëkohore.

Në takim ishte e pranishme edhe Dr. Erida Elmazi, Drejtore e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë në Universitetin e Tiranës.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe krijimit të urave të reja mes Universitetit të Tiranës dhe institucioneve kanadeze të arsimit të lartë.

 

Uni Education by Shark Themes