Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, mirëpriti një delegacion nga Universiteti i New York-ut në Tiranë, të kryesuar nga Rektori Prof. Dr. Ali Güneş.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit mes dy institucioneve të arsimit të lartë, me fokus në shkëmbimin akademik, projekteve të përbashkëta kërkimore dhe zhvillimin e programeve inovative.
Nga Universiteti i Tiranës në këtë takim morën pjesë: Prof. Dr. Gentiana Sharku, Zv. Rektore, Prof. Asoc. Dr. Edvin Lame, Dekan i Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Dr. Erida Elmazi, Drejtore e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë. Ndërsa përfaqësues të Universitetit të New York-ut prezent ishin: Prof. Dr. Nertila Gjini, Zv. Rektore, Prof. As. Ilir Kalemaj, Zv. Rektor dhe Merita Dinaj MSc, Drejtoreshë e NJSBC.
Rektori i UT-së, njëherësh edhe Kryetar i Konferencës së Rektorëve në Shqipëri, theksoi mbështetjen e plotë për nisma që forcojnë lidhjet ndëruniversitare dhe rrisin cilësinë e arsimit të lartë në vend.