Takimi me Ambasadorin e Turqisë në Tiranë Z. Murat Ahmet Yoruk.
Në datën 12 Mars 2018, Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Mynyr Koni priti në një takim Ambasadorin e Turqisë në Tiranë Z. Murat Ahmet Yoruk.
Gjatë takimit, Rektori dhe Ambasadori diskutuan rreth bashkëpunimit të shkëlqyer midis Universitetit të Tiranës dhe atyre turke në kuadër dhe në frymën e marrëdhënieve të shkëlqyera midis dy shteteve.
Ambasadori njoftoi se shteti Turk ka vendosur se Gjuha Shqipe do të jetë lëndë me përzgjedhje në të gjitha gjimnazet e vendit. Gjatë takimit, Ambasadori Turk kërkoi realizimin e një marrrëveshje bilaterale me Universitetin e Trakya-s, i cili është dhe universiteti i vetëm në Turqi që në përbërje të tij ka edhe departamentin e Gjuhës Shqipe.
Ndër të tjera, Ambasadori Yoruk shprehu mbështetjen me staf akademik dhe infrastrukturë për zhvillimin e programeve të gjuhës turke që në këtë aspekt do të mundësojnë realizimin e kërkimeve të mëtejshme shkencore në Universitetin e Tiranës në këtë aspekt.