Qendra e Karrierës, Universiteti i Tiranës përfundoi me sukses për të dytin vit radhazi nismën “Të Dhurojmë pak Dashuri”! Për 20 ditë me rradhë Zyrat e Karrierës UT hapën dyert për të pritur dhurata në: veshje, lodra, libra, vlera monetare etj. për familjet ne nevojë. I gjithë UT , mijra studentë, staf akademik dhe ai administrativ u sensibilizuan e iu bashkuan nismës sonë! Emocione të mëdha teksa prekëm nga afër realitetin fatkeq të 50 familjeve në Baldushk, Mumajes, Ali Dem, Uzina Traktor, Shkozë, Elbasan, Laknas, etj tek të cilat u përpoqëm të dhuronim pak ngrohtësi në festat e këtij fundviti. Falenderojmë përzemërsisht të gjithë ata që kontribuan për realizimin e kësaj nisme dhe në vecanti studentët vullnetar të qendrës së karrierës të cilët u treguan të palodhur përballë këtij misioni humanitar. Një eksperiencë që na la të kuptonim se vërtetë nuk bëjmë dot gjëra të mëdha por gjëra të vogla me dashuri të madhe!
Të dhurojmë pak dashuri
©2025 UNITIR | Të gjitha të drejtat të rezervuara.
Uni Education by Shark Themes