TESI
Training and Education in Social Innovation
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale/Departamenti Shkenca Politike, është një nga partnerët e projektit TESI-Training and Education in Social Innovation, i financuar nga programi Interreg ADRION. Synimi final i këtij projekti është krijimin e një partneriteti që do të punojë në formulimin e një Programi të Përbashkët Master për Inovacionin Social (Joint Master on Social Innovation). Në funksion të këtij këtë qëllim, projekti fokusohet në dy objektiva kryesore:
- të rrisë kompetencat dhe aftësitë për inovacionin social përmes qasjeve të ngritjes së kapaciteteve, me fokus në sfidat sociale bashkëkohore në qeverisjen e administratës publike, rigjenerimin urban, sipërmarrjen sociale, mirëqenien, migrimin;
- të krijoj një rrjet universitetesh dhe qendrash kërkimore për të hartuar dhe zbatuar programin e masterit të përbashkët.
Në funksion të këtij qëllimi do të organizohen aktivitete si kurse trajnimi online dhe një shkollë verore, së bashku me vizita studimore për të forcuar më tej të gjithë ekspertizën dhe njohuritë e ndërsjella të partnerëve të projektit, si dhe për të promovuar masterin e ardhshëm. Rezultatet kryesore të projektit do të jenë krijimi i një rrjeti inovativ transnacional të Universiteteve, institucioneve kërkimore dhe organizatave të biznesit që punojnë në fushën e inovacionit social, i një strategjie dhe një plani veprimi për zhvillimin e masterit në Inovacionin Social.
Projekti drejtohet nga Alma Master Studiorum – Universiteti i Bolonjës dhe përbëhet edhe nga partnerë të tjerë (universitete dhe qëndra kërkimore) si:
- Universiteti i Tiranës (Shqipëri)
- Universiteti i Beogradit (Serbi)
- Universiteti Hellenic-Open (Greqi)
- Univeriteti i Zagrebit (Kroaci)
- Qëndra kërkimore Zrs Koper (Slloveni)
Data e fillimit: 02/01/2023
Data e mbarimit: 30/09/2023
Për më shumë informacion klikoni në: https://tesi.adrioninterreg.eu/