THIRRJE PËR APLIKIM
EUI Academy of European Law (AEL) – Kurset Verore në Firence (Qershor 2026)
Universiteti i Tiranës në kuadër të bashkëpunimit me European University Institute (EUI) në Firenze, njofton se është hapur thirrja për aplikime për pjesëmarrje në Academy of European Law (AEL), e cila ofron bursa për pjesëmarrje për Kurset Verore që do të zhvillohen në Firence, Itali, gjatë muajit qershor 2026.
Këto kurse janë të nivelit të avancuar dhe fokusohen në dy fusha me rëndësi të veçantë:
- Të Drejtat e Njeriut
- E Drejta e Bashkimit Evropian
Kush mund të aplikojë
Thirrja është e hapur për kandidatë të avancuar në drejtësi dhe fusha të afërta të Universitetit të Tiranës, përfshirë:
- Doktorantë (PhD)
- Pedagogë dhe kërkues shkencorë
- Juristë, specialistë dhe praktikantë të fushës
- Staf administrativ
- Studentë të avancuar në drejtësi ose fusha të ngjashme
Programi ofron një mundësi të vyer për të ndjekur leksione të specializuara, për të marrë pjesë në diskutime akademike dhe për të shkëmbyer përvoja me ekspertë dhe profesionistë ndërkombëtarë.
Datat e zhvillimit të kursit
Të dy kurset do të zhvillohen në periudhën:
15 qershor 2026 – 26 qershor 2026
(e hënë – e premte)
Përzgjedhja e pjesëmarrësve
Pjesëmarrësit do të përzgjidhen drejtpërdrejt nga Academy of European Law (EUI).
Numri i vendeve është i kufizuar dhe vetëm një numër i përzgjedhur aplikantësh do të pranohen.
Kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë:
- Përjashtim nga tarifa e kursit nga EUI
- Mbështetje financiare nga Erasmus+ për pjesëmarrjen në kurs
Mbështetja financiare (Erasmus+)
Për studentët
- 79 € / ditë
- +100 € shtesë (për kategorinë fewer opportunities, nëse aplikohet)
- 275 € mbështetje për udhëtimin
- Kupona për drekë dhe coffee breaks gjatë gjithë periudhës së kursit
Për stafin
- 160 € / ditë
- 275 € mbështetje për udhëtimin
- Kupona për drekë dhe coffee breaks gjatë gjithë periudhës së kursit
Akomodimi
EUI bashkëpunon me Convent of San Domenico Guesthouse, një strukturë akomodimi pranë kampusit, e cila ofron dhoma me çmim preferencial: 40 € / natë
Përparësi për akomodim mund t’u jepet studentëve PhD.
I gjithë aplikimi kryhet online:
https://apply.eui.eu/osiris_aanmeld_euiprd/Welkom.do
Afati i aplikimit
3 prill 2026
Më shumë informacion: https://www.eui.eu/en/academic-units/academy-of-european-law/academy-summer-courses
Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikimin tuaj!
