Thirrje për Aplikim – Programi i Profesorëve dhe Kërkuesve Vizitorë 2025–2026 në kuadër të Aleancës UNINOVIS - UNIVERSITETI I TIRANËS

Thirrje për Aplikim – Programi i Profesorëve dhe Kërkuesve Vizitorë 2025–2026 në kuadër të Aleancës UNINOVIS

Thirrje për Aplikim – Programi i Profesorëve dhe Kërkuesve Vizitorë 2025–2026 në kuadër të Aleancës UNINOVIS

Në kuadër të Aleancës UNINOVIS, hapet thirrja për aplikim për Profesorë dhe Kërkues Vizitorë për periudhën 2025–2026, të shpallur nga Universiteti “Luigi Vanvitelli” i Campania-s (Itali).

Kjo mundësi do të forcojë më tej bashkëpunimin tonë dhe do të inkurajojë shkëmbimet akademike brenda Aleancës.

Qëllimi i thirrjes:

Thirrja ka për qëllim përzgjedhjen e Profesorëve dhe Kërkuesve Vizitorë që do të angazhohen në:

  • Aktivitete kërkimore të përbashkëta (si Kërkues Vizitorë)
  • Aktivitete mësimore (si Profesorë Vizitorë)

Periudha e zhvillimit të aktiviteteve do të jetë nga 15 shtator 2025 deri më 31 dhjetor 2026.
Për kandidatët me shtetësi jo-europiane që zgjedhin një qëndrim fizik 90-ditor, aktivitetet mund të zhvillohen vetëm nga 1 dhjetor 2025 deri më 31 dhjetor 2026.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është: 30 maj 2025, ora 12:00 (mesditë).

Kush mund të aplikojë?

Aplikimin mund ta bëjë vetëm një Profesor ose Kërkues shkencor nga Universiteti “Luigi Vanvitelli” (i ashtuquajturi “Propozues”), i cili fton një profesor ose kërkues nga Universiteti i Tiranës.
Profesori/Kërkuesi nga Universiteti i Tiranës, do të ketë mbështetjen e plotë nga Universiteti “Luigi Vanvitelli” për të identifikuar profesorë/kërkues të përshtatshëm nga universiteti pritës për bashkëpunim të suksesshëm.

Në link do të gjeni tekstin e plotë të thirrjes, ku përshkruhen detajet, kriteret dhe procedurat që duhen ndjekur: 2025-2026 CALL FOR VISITING PROFESSORSRESEARCHERS (1).pdf

Për çdo pyetje apo paqartësi, jeni të lutur të kontaktoni në adresat:

visitingprofessors@unicampania.it
annarita.palladini@unicampania.it

Në momnetin e aplikimit duhet të vendoset në CC, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë në adresën iro@unitir.edu.al  dhe Koordinatori i Aleancës UNINOVIS për UT: eglantina.gishti@unitir.edu.al

 Universiteti i Tiranës ju uron Suksese në aplikim!