Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), ka shpallur thirrjet për aplikime për vitin 2026 - UNIVERSITETI I TIRANËS

Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), ka shpallur thirrjet për aplikime për vitin 2026

Agjencia Kombëtare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), ka shpallur thirrjet për aplikime për vitin 2026, konkretisht https://nasri.gov.al/njoftime/ :
  1. Thirrje për projekt-propozime të përbashkëta në fushat e kërkimit shkencor dhe teknologjik, Shqipëri – Turqi 2026–2028, në kuadër të marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit për Kërkimin Shkencor dhe Teknologjik të Turqisë (TUBITAK).
          Linku dhe dokumentacioni për aplikim: https://nasri.gov.al/thirrja-bilaterale-shqiperi-turqi-2026-2028/
 
  1. Thirrje për aplikim për Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor (PIKSH) për vitin 2026.
 
  1. Thirrje për projekt-propozime në kuadër të Programeve Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit (PTI) për vitin 2026.
 
  1. Thirrje për Projekt-Propozime në kuadër të Programeve Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) për vitin 2026.
 
Ftohen të gjitha strukturat përkatëse të Universitetit të Tiranës të aplikojnë në këto thirrje.
 
I gjithë dokumentacioni për aplikim, duhet të përcillet pranë Rektoratit të Universitetit të Tiranës jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë pune përpara përfundimit të afatit zyrtar të aplikimit, të përcaktuar në secilën thirrje.

Uni Education by Shark Themes