THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN SHKENCORE STUDENTORE NDËRKOMBËTARE III
Mirë se vini në Konferencën e III-të Shkencore Studentore Ndërkombëtare të UT-së!
Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Universitetin e Tetovës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin e Gjilanit ‘Kadri Zeka’, fton studentë dhe kërkues të rinj të marrin pjesë në Konferencën Shkencore Studentore Ndërkombëtare “Kërkimi shkencor dhe edukimi në perspektivën e studentëve dhe studiuesve të rinj” UT flet me zërin e studentëve. Kjo konferencë në edicionin e saj të tretë ka për qëllim prezantimin e arritjeve në fushën e kërkimit shkencor nga studentët dhe studiuesit e rinj shqiptar dhe të huaj, dhe krijimin e një rrjeti bashkëpunimi mes tyre për të nxitur kërkimin, inovacionin dhe kreativitetin. Konferenca synon gjithashtu të nxisë ndërkombëtarizimin dhe bashkëpunimin e universiteteve tona, të produkteve të tyre shkencore, duke krijuar një platformë, ku të promovohet dhe të rritet kapaciteti i studentëve.
Kush mund të marrë pjesë?
Studentë të programeve Bachelor, Master dhe doktorature ; studiues të rinj (shqiptar dhe të huaj).
Gjuhët e konferencës do të jenë shqip dhe anglisht. Pjesëmarrësit janë të lirë të dorëzojnë dhe prezantojnë punën e tyre në gjuhën shqipe ose angleze.
Pjesëmarrja është pa pagesë.
Konferenca do të mbahet në datën 11 Dhjetor 2025, në Tiranë dhe punimet e saj do të zhvillohen fizikisht në mjediset e UT-së.
Të gjithë pjesëmarrësit me punimet shkencore do të paisen me certifikatë pjesëmarrjeje.
