THIRRJE PËR STUDENT DOKTORATURE
Për përgatitjen e një “Policy Paper” në fushën e Zhvillimit Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Università degli Studi di Pavia (Itali), në kuadër të projektit “Promoting Sustainable Human Development through the Consolidation and Expansion of the Cooperation and Development Network: Cooperating in Higher Education to Cooperate for Development” fton studentë të ciklit të tretë të studimeve të doktoratës në Universitetin e Tiranës për të përgatitur një policy paper në fushën e Zhvillimit (Development Studies).
1. Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij punimi është analiza dhe propozim i politikave efektive në lidhje me çështje kyçe të zhvillimit ekonomik, social, ligjor etj., duke u bazuar në literaturën dhe praktikat më të fundit kërkimore.
2. Detyrat e doktorantit
· Realizimi i një analize të thelluar tematike mbi një problematikë të zgjedhur në fushën e zhvillimit.
· Hartimi i rekomandimeve të bazuara në të dhëna dhe argumente të forta.
· Dorëzimi i një policy paper-i të strukturuar në përputhje me kërkesat akademike.
3. Kriteret e përzgjedhjes
· Studenti duhet të jetë i regjistruar aktualisht në ciklin e tretë të studimeve të doktoratës në Universitetin e Tiranës, në një nga fushat e shkencave ekonomike, sociale, juridike apo fusha të ngjashme, dhe të ketë statutin e studentit të UT-së edhe në momentin e pranimit të punimit nga Komiteti Drejtues i projektit.
· Eksperiencë e mëparshme kërkimore, me fokus në tematika zhvillimi ose politika publike.
· Aftësi të shkëlqyera në shkrimin akademik në shqip dhe anglisht.
· Njohuri të thelluara mbi teoritë dhe praktikat e zhvillimit.
· Kapacitete analitike dhe kritike për të përpunuar literaturë dhe të dhëna.
· Përzgjedhja do të bëhet me dosje dhe intervistë.
3. Modalitetet e angazhimit
· Kohëzgjatja e angazhimit: 12 muaj nga data e nënshkrimit të kontratës.
· Pagesa: 3.000 euro me dorëzimin e produktit dhe pranimin nga partnerët ndërkombëtarë të projektit.
· Raportim periodik te punës së tij në përputhje me kalendarin e miratuar paraprakisht nga Komiteti Drejtues i projektit.
4. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim
· CV e përditësuar.
· Letër interesi ku përshkruhet përvoja dhe motivimi për këtë angazhim.
· Letër rekomandimi për mundësinë e kandidatit për realizimin në kohë të punimit.
· Kopje e diplomës së Masterit dhe certifikatave të tjera përkatëse.
· Studime të punimeve të mëparshme (nëse ka).
· Vërtetim që është student në programin e doktoratës në Univeristetin e Tiranës.
5. Afati dhe dorëzimi i kërkesës për aplikim
Dokumentacioni duhet të dorëzohet në adresën e emailit: aicsproject@unitir.edu.al, me subjekt: “Aplikim për Policy Paper – Student Doktorature”, deri më datë 3 Prill 2026.
