UNINOVIS Workshop në Tiranë: koordinim, komunikim dhe vizion afatgjatë 2026–2030
Universiteti i Tiranës mirëpriti organizimin e Management Committee UNINOVIS Workshop, një aktivitet strategjik i dedikuar reflektimit mbi vitin e parë të zbatimit të Aleancës UNINOVIS dhe planifikimit të fazës së ardhshme të zhvillimit të saj.
Workshop-i synoi:
- vlerësimin e ecurisë së bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional,
- identifikimin e sfidave kryesore operative dhe strukturore,
- përmirësimin e proceseve të punës dhe komunikimit dhe niveleve vendimmarrëse,
- si dhe forcimin e koherencës në nivel aleance.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve të qeverisjes së aleancës, bashkëpunimit ndërkulturor, ndërtimit të besimit dhe përgjegjësisë kolektive ndërmjet partnerëve, si dhe sigurimit të qëndrueshmërisë së UNINOVIS përtej financimit Erasmus+.
Workshop-i u përmbyll me diskutimine strategjisë afatgjatë të UNINOVIS për periudhën 2026–2030, duke adresuar aspektet e qëndrueshmërisë përtej financimit Erasmus+, zhvillimin e formateve inovative të mobilitetit dhe kalimin nga vizioni strategjik në hapa konkretë veprimi.
