Mbrojtje ndaj dhunës dhe ngacmimeve seksuale - UNIVERSITETI I TIRANËS

Mbrojtje ndaj dhunës dhe ngacmimeve seksuale

Mbrojtje ndaj dhunës dhe ngacmimeve seksuale
Universiteti i Tiranës dhe Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), nën prezencën e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Përfaqësueses së UNDP në Shqipëri, znj. Monica Merino, nënshkruan më datë 21.02.2022 një marrëveshje e cila konsiston në mbrojtjen e personelit akademik, administrativ, dhe studentët e UT-së nga të gjitha llojet e dhunës.
Të dyja palët do të bashkëpunojnë për zbatimin dhe hartimin e planeve të përbashkëta, siç janë:
– Bashkëpunim për të zhvilluar një politikë dhe procedura përkatëse për parandalimin dhe trajtimin adekuat të rasteve të dhunës,   ngacmimeve dhe ngacmimeve seksuale në vendet e punës të institucioneve arsimore të UT
– Angazhimi për ngritjen e burimeve të nevojshme me synim zbatimin e duhur të politikës dhe procedurave në të gjitha nivelet e institucioneve arsimore të UT
– Sigurimi i trajnimeve të vazhdueshme për të gjitha nivelet e menaxhimit të institucioneve arsimore të UT-së për politikën dhe procedurat kundër dhunës dhe ngacmimit seksual në institucionet arsimore publike të UT-së.
Znj. Merino dhe rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha, theksuan gatishmërinë për ta bërë këtë bashkëpunim efektiv dhe afatgjatë.

 

IMG_5849

Image 5 of 7