Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Epoka thellojnë bashkëpunimin në kërkim dhe inovacion - UNIVERSITETI I TIRANËS

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Epoka thellojnë bashkëpunimin në kërkim dhe inovacion

Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Epoka thellojnë bashkëpunimin në kërkim dhe inovacion

Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, i shoqëruar nga zv. Rektorja Prof. Dr. Anila Paparisto dhe nga Dr. Erida Elmazi, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, zhvilloi një takim zyrtar me Rektorin e Universitetit Epoka, Prof. Dr. Hüseyin Bilgin.

Rektori Bilgin shoqërohej nga një delegacion përfaqësues i institucionit, i përbërë nga Dr. Esmir Demaj, Administrator i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Alba Kruja, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Administrative, dhe z. Gledis Nano, lektor në Universitetin Epoka.

Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale. Palët diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e kërkimit shkencor, projekteve të përbashkëta në kuadër të programeve ndërkombëtare, si dhe në nisma që lidhen me inovacionin, teknologjinë dhe transferimin e njohurive.

Takimi u zhvillua në një frymë konstruktive dhe konfirmoi vullnetin e ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve.

 

Uni Education by Shark Themes