Universiteti i Tiranës forcon bashkëpunimin akademik me Poloninë! 🇦🇱🤝🇵🇱
Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, zhvilloi një takim me një delegacion nga Polonia, të përbërë nga:
•Z. Wojciech Unolt, i ngarkuar me punë në Ambasadën Polake në Tiranë,
•Prof. Bogumiła Kaniewska, Rektore e Universitetit Adam Mickiewicz në Poznan dhe njëkohësisht Rektore e Konferencës së Rektorëve të Polonisë,
•Prof. Rafal Dymczyk dhe Prof. Rafal Witkowski, Zv. Rektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar në të njëjtin universitet.
Në përfundim të takimit, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dy universiteteve, e cila synon:
▫️Shkëmbimin e përvojave akademike dhe organizimin e vizitave e leksioneve të ndërsjella;
▫️Pjesëmarrjen e stafit të ri akademik në konferenca dhe kërkime shkencore;
▫️Shkëmbimin e studentëve dhe studiuesve;
▫️Bashkëpunimin në publikime dhe projekte kërkimore.
U diskutua gjithashtu mundësia për zgjerimin e bashkëpunimit në kuadër të programit Erasmus+, si dhe për pjesëmarrje të përbashkët në programe dhe projekte europiane të kërkimit shkencor.