🎓 Universiteti i Tiranës i pranishëm në aktivitetin “Erasmus+ Blitz: Discover, Connect, Apply!” 🌍
Universiteti i Tiranës, i përfaqësuar nga Dr. Erida Elmazi, Drejtore e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë, mori pjesë në aktivitetin “Erasmus+ Blitz: Discover, Connect, Apply!”, në kuadër të WBAA, organizuar nga Prof. Blerina Vrenozi, Përfaqësuese Kombëtare e Western Balkans Alumni Association (WBAA), si edhe personel akademik i UT, me mbështetjen e Agjencisë Ekzekutive Evropiane për Arsimin dhe Kulturën – EACEA.
Ky aktivitet ofroi një mundësi të shkëlqyer për maturantë 🎓 dhe studentë universitarë 🎓 që të njihen nga afër me programin Erasmus+, mundësitë që ai ofron dhe partneritetet që Universiteti i Tiranës ka zhvilluar.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri 🇪🇺, nga Zyra Kombëtare Erasmus+, personel akademik dhe administrativ i Universitetit të Tiranës, anëtarë të WBAA, si dhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe të mesëm në Shqipëri.
Universiteti i Tiranës numëron mbi 135 partnerë prestigjiozë europianë 🤝, duke mundësuar shkëmbime studentore 🎓 dhe shkëmbime të personelit akademik/administrativ.
Në kuadër të programit Erasmus+ KA2, UT implementon projekte të ndryshme, përfshirë projektin ESN-AIR, i cili synon të nxisë pjesëmarrjen e studentëve, veçanërisht të shoqatave studentore, në jetën institucionale të universiteteve në rajonin Adriatik-Jonian, duke ndërgjegjësuar maturantët dhe studentët 🎓 për programin Erasmus+, si edhe duke përmirësuar praktikat e ndërkombëtarizimit në arsimin e lartë, në bashkëpunim me ESN Tirana.
Gjithashtu, UT është institucioni lider në Shqipëri në zbatimin e projekteve Jean Monnet 🇪🇺.
Ky aktivitet përforcon angazhimin e Universitetit të Tiranës për krijimin e mundësive ndërkombëtare për studentët dhe nxit pjesëmarrjen e tyre në shkëmbime dhe projekte ndërkombëtare, duke forcuar praktikën e ndërkombëtarizimit dhe bashkëpunimit në arsimin e lartë.
