Në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Marrëdhënieve me Jashtë mirëpriti 40 studentë nga vende të ndryshme si Turqia, Franca, Spanja, Portugalia, Italia, Hollanda, Gjermania dhe Greqia.
Këta studentë, përfitues të bursave të programit Erasmus+, do të zhvillojnë semestrin e parë të studimeve në Universitetin e Tiranës.
Gjatë ditës së sotme, u organizua një ditë orientuese, ku studentët u njohën më nga afër me strukturat, fakultetet dhe jetën akademike në UT. Në të njëjtën kohë, u ofrua mbështetje praktike për procesin e lejeve të qëndrimit në Shqipëri, për të lehtësuar sa më shumë përvojën e tyre të studimit.